Trendi që do të përcjell vitin 2022
Publikuar:
(16.12.2021 17:55:06)

Ditët e fundit të vitit, sjellin entuziazëm të madh për të ndryshur stilin e jetesës dhe bashkë me të edhe garderobën.
Tendencat e reja të modës shpesh i shfrytëzojmë duke i përzier me veshjet e tjera ekzistuese. Por, ka një tendencë në veçanti që stilistët kanë parashikuar se do të jetë më e popullarizuara: kombinimet me ngjyra të theksuara.
Sipas platformës globale të blerjeve Lyst, kërkimet për nuanca të ndezura si roza, e verdha, portokallia dhe jeshilja, si dhe terma si “ngjyra” dhe “ylber” janë rritur vazhdimisht ndërsa po shkojmë drejt vitit të ri, shkruan Living.
Hidhini një sy kombinimeve që mund të shihni ose edhe t’i bëni vet këtë vit që po vjen.



