Trendet e vitit 2021 në tapetin e kuq

Veshjet e artistëve, kanë marrë gjithmonë vëmendjen e publikut dhe mediave.
Të diskutueshme kanë qenë edhe trendet e vitit 2021, në tapetin e kuq.
Një vlerësim të madh ka marrë, fustani i Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë. Modelja u paraqit e veshur me një fustan avangardë nga koleksioni Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22 nga Schiaparelli.
Fustani i dizenjuar nga Daniel Roseberry, në të cilin vëmendjen e rrëmbeu dekolteja, e cila përmban një varëse ari të përshkruar si “Mushkëritë e arta trompe l’œil me rhinestones”.


“Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik që percepton një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional. Rhinestones janë gurë me shkëlqim që imitojnë diamantët dhe bëhen kryesisht prej qelqi ose kuarci të çmuar, shkruan Anabel.
Pjesë e veshjeve nga artistët ishin edhe ngjyrat e ndezura e me shkëlqim.




