Trendafilova dhe Donlon arrijnë në Mitrovicë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka arritur në Mitrovicë, përcjell Shqip.com.
Nën masa të rrepta sigurie, ajo së bashku me administratoren Fidelma Donlon, do të mbajnë konferencën e dytë për media.
Gjatë të martës, Trendafilova së bashku me Donlon kanë mbajtur një konferencë për media në Prishtinë lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Speciale.
Por, konferenca e tyre u ndërpre nga dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate, të cilët thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.
Po ashtu, edhe jashtë sallës ku po mbahej konferenca, disa aktivistë janë arrestuar pasi që si shenjë revolte ndaj kësaj Gjykate kishin vendosur ngjyrë në veturat e zyrtarëve të EULEX-it./Shqip.com