Lajme

3 të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në autobusin me nxënës në Deçan

Ilustrim.

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën pasditen e së premtes brenda një autobusi në Deçan, njofton Shqip.com.

Naim Sahiti, zyrtar për media në spitalin rajonal të Pejës, për Shqip.com tha se dy persona kanë ndërruar jetë derisa pasi janë dërguar për trajtim në këtë spital, ndërsa një tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sahiti.

Se tre persona të përfshirë në këtë sulm nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë plagëve të marra për redaksinë e thotë edhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit, Selmon Berisha, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i autobusit.

Gazeta Shqip.com, do të vazhdojë të ju mbajë të informuar…