Tre të mitur arrestohen për ‘tentim vrasje’ ndaj një të mituri tjetër në Podujevë
Publikuar:
(04.10.2022 09:02:03)

Tre të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë pasi dyshohen se kanë therur me thikë një të mitur tjetër.
Siç raporton PK-ja në raportin 24-orësh thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje
Ndërsa rasti është cilësuar si tentim-vrasje./Shqip.com