Tre të lënduar nga një aksident në fshatin Trudë
Publikuar:
(27.10.2022 21:36:42)

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Trudë, afër Prishtinës.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksident.
/Shqip.com