Tre të lënduar nga aksidenti në autostradë, Policia jep detaje
Publikuar:
(16.08.2022 16:08:30)

Policia e Koosvës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë Shqip.com se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
Si rrjedhojë tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 14:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje”, tha Krasniqi.
“Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin” përfundoi krasniqi./Shqip.com

