Tre senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën

Kosova do të vizitohet nga tre senatorë amerikan këtë të enjte. Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeannne Shaheen janë tre senatorët amerikan që pritet të qëndrojnë në Kosovë.
Këta tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën kur Rusia po e pushton Ukrainën dhe kur po krijohen edhe shqetësime për një konflikt edhe në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.
Senatori, Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi të tij në Twitter më 19 prill ka thënë se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin, përballë përpjekjeve ruse për të minuar paqen.
‘’Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaheen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, ka shkruar ai.
Pritet të shihet nëse këta tre senatorë do të pritet nga krerët e shtetit./Shqip.com