Tre anëtarë nga një familje shqiptare vdesin në një aksident në Greqi
Publikuar:
(15.11.2021 16:31:10)

Tre anëtarë të një familje shqiptare kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku në Greqi, përcjell Shqip.com.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Xyniada-Koromilia”, teksa në veturë ishin babai, nëna, vajza 22-vjeçare dhe djali 17-vjeçar.

Sipas mediave greke, djali mund të ketë mbijetuar, por që tre anëtarët e tjerë vdiqën në vend, shkruarn Abcneës.al.

Ndërkaq, përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas, u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës./SHQIP.com