Tragjedia në Himarë: Protestë më 4 gusht, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Publikuar:
(03.08.2022 08:13:21)

Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka thirrur protestë për ditën e enjte, 4 gusht.
Protesta do të mbahet pas tragjedisë në Himarë, ku një polic përplasi për vdekje me gomone një vajzë 7-vjeçare në plazh.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën me dije se protesta do të mbahet në orën 19:00, para Ministrisë së Brendshme.
Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro./Shqip.com