“Tragjedi e madhe, lajm i trishtë”, artisët shqiptarë reagojnë pas aksidentit tragjik në Bullgari

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident autobusi në orët e para të mëngjesit të së martës në Sofje të Bullgarisë.
Në lidhje me këtë aksident tragjik, personazhe të njohura të vendit kanë shprehur ngushëllime për jetët e humbura.
Së fundmi një reagim për aksidentin tragjik e ka bërë edhe reperja nga Prizreni, Tayna, e cila përmes një InstaStory ka thënë se lutet për viktimat që humbën jetën.
“Lutjet tona shkojnë për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në Bullgari”, shkruhej në postimin e saj të shpërndarë nga Elvis Naçi.

Në lidhje me aksidentin ka shkruar edhe artisti i njohur, Genc Prelvukaj.
“Mëngjes i trishtë, ogurzi dhe plot pikëllim. Një rast i rëndë, me shumë vdekje, që na dhemb deri në asht. Ngushëllime secilës familje të prekur!”, ka shkruar ai.

Gold AG, Adriana Matoshi, Rona Nishliu, Tuna Sejdiu, Arbenita Ismajli, Fatmir Spahiu, Arta Nitaj, Vesa Luma – janë disa nga artistët shqiptarë që u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Ndryshe, shkaku i këtij aksidenti në autostradën 40 kilometra larg Sojes ende nuk dihet.

Sipas raportimit të mediave, 12 fëmijë ishin në atë autobus i cili po udhëtonte nga Stambolli për në Shkup./SHQIP.com