Lajme Ballkan

Torres: Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e pandërprerë e Shteteve të Bashkuara

Ritchie Torres - kongresmeni amerikan

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka thënë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e pandërprerë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga ana e tij në Twitter.

“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e pandërprerë e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë” ka shkruar Torres.

Ky reagim erdhi pasi dy ditë më parë është raportuar se Serbia dhe Rusia kanë lidhur marrëveshje 3 vjeçare për furnizimin e Serbisë nga Rusia me gaz.