Torcidat befasojnë tifozin që qau në fitoren e Trepçës
Publikuar:
(02.06.2022 23:51:48)

Asdren Begu është tifozi i Trepçës që bëri xhiro në internet.
Video e tij u bë virale, pasi u pa duke qarë në fitoren e Trepçës ndaj Yllit.
Për dashurin e treguar ndaj klubit të vendlindjes, u befasua nga fansat e Trepçës “Torcidat”.

Ata në ndeshjen e fundit të finales zbuluan një baner ku mund të shihen fotot e Begut, si dhe mbishkrimi:
“Trepça dashuri qysh në fëmijëri”.
Asdreni për Shqip.com ka thënë se pasion që e ka për basketbollin, ai thotë se e ka trashëguar nga babai.

Golden Eagel Ylli është shpallur kampion i Kosovës në Superligën e basketbollit, duke e mbrojtur titullin që e fitoi vitin e kaluar, pasi mposhti Trepçën edhe në ndeshjen e katërt./Shqip.com