Tiranë: Policia monitoron me dron rrugët, shoferët nuk respektojnë kalimin e këmbësoreve në vizat e bardha

Shoferët e automjeteve nuk respektojnë të drejtën e kalimit të këmbësoreve në vizat e bardha në Shqipëri.
Përmes një videoje në faqen zyrtare të tyre, Policia Rrugore e Shqipërisë ka njoftuar se ka monitoruar dron të vendosur në rrugët e Tiranës dhe i ka evidentuar këto parregullsi në trafik.
“Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor”, thuhet në videon e Policisë.
Sipas Policisë ndër objektivat kryesore të këtij droni të vendosur mbi Tiranën, është rritje sigurisë rrugore.
“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia Rrugore, ka apeluar që të respektohen rregullat e trafikut rrugor./Shqip.com