Tirana vijon numërimin e votave, Erion Veliaj drejt fitores
Publikuar:
(15.05.2023 08:46:54)

Po vijon numërimi i votave në Bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 224 qendra votimi nga 941 në total.
Sipas raportimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 34196 vota (53.34%%), rreth 11 mijë vota diferencë nga kandidati Këlliçi.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 22654 vota (35.33%). Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 2924 vota (4.56%), raporton Top Channel.
Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 561 vota. Arlind Qorri ka siguruar 3225 vota, ndërsa Marko Dajti 553 vota.
Në bashkinë e Kamzës Rakip Suli siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi PS.
/Shqip.com