Lajme

Tirana “shpëton” nga i nxehti për pak orë, por reshjet e shiut përmbytin rrugët

Ditët e nxehta me temperatura të larta janë zëvendësuar sot nga ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut. I nxehti përvëlues është larguar edhe nga Tirana, ndoshta për pak orë.

Shiu i fortë ka përfshirë këtë paradite kryeqytetin e vendit, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa rrugë.

Kanë mjaftuar pak minuta që të bllokohen puseta dhe të krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në Tiranë.

Reshje intensive shiu u regjistruan edhe në Lezhë e Kukës.

/Shqip.com