Kulturë Kino

Tirana do të jetë sponsor zyrtar i festivalit DokuFest

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i festivalit DokuFest.

Veliaj, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Ndonëse jo në Tiranë, por me shumë pjesëmarrje nga Tirana, për në ka rendësi që jeta kulturore të gelojë këtëj, andej e gjithandej ku ka shqiptarë!”, ka shkruar Veliaj.

DokuFest, është në mesin e 29 festivaleve nga gjithë Evropa.

Po ashtu këtë vit është një nga 10 festivalet partnere të seksionit Cannes Docs në kuadër të tregut më të madh të filmit në botë gjatë festivalit prestigjioz të Kanës.

Krahas kësaj, ditën e djeshme (e martë) u bë e ditur se “Sunny Hill Festival 2022” do të zhvendoset në Tiranë.