Art Jetese

Tiramisu me limon

Përbërësit për kremin e limonit:
1 gote sheqer
Lekura e 2 limoneve
Lengu i 3 limoneve
2 veze te plota
1 e verdhe veze
1 lc niseshte e tretur ne uje

Përbërësit për kremin:
500 gr mascarpone
200 ml pana
2-3 lgj nga kremi limonit

200 gr bisokta savoiardi

Përgatitja:
Fillimisht pergatisim kremin e limonit, ne nne tenxhere hedhim sheqerin, lekuren e 2 limoneve, lengun e limoneve dhe vezet, i vendosim ne zjarr duke i perzier mire me rrahesin e vezeve, kur eshte ngrohur masa shtojme dhe niseshtene e tretur ne uje, e lejme deri sa kremi trashet pak dhe me pas e heqim dhe e lejme menjane te ftohet.

Per kremin e mascarpones thjeshte rrahim pak bashke mascarponen me panen per embelsira, shtojme dhe 2-3 lgj krem limoni dhe e kemi gati.

Per te lagur biskotat mund të përdorni qumesht.

Pra i lagim biskotat me qumesht dhe i rendisim ne tave, siper shtreses se pare vendosim gjysmen e kremit, me pas gjysmen tjeter te biskotave dhe kremin.

I shtojme siper kremin e limonit dhe e lejme ne frigorifer te mbuluar me qese kuzhine perreth 2-3 ore para se ta konsumojme.

/Shqip.com