Tinka Kurti: Me kërku Asociacion, si me kërku shpërblim për barrikaduesit
Publikuar:
(31.01.2023 15:14:25)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti ka folur lidhur me kërkesën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se me kërku Asociacionin është njëjtë sit ë kërkosh shpërblim për barrikaduesit.
“Me kërku Asociacion është si me kërku shpërblim për barrikaduesit. Kjo është t’ua dhurosh Asociacionin barrikadave. Fjalëpërfjalshëm në duar jo të sigurta. Asnjë armë nuk është dorëzuar”, shkroi Kurti.
Kurti thotë se duhet demilitarizim dhe kthim i shqiptarëve në veri të Kosovës.
“Duhet demilitarizim. Mandej kthim i shqiptarëve në veri”.
Tutje, Kurti thotë se ky duhej të ishte rendi i gjërave deri tash.
/Shqip.com