Lajme

Tifozat “Kuq e Zi”: Si ka mundësi që Kosova lejon një çetnik të përbetuar antishqiptar të përformojë brenda kufijve

Tifozat "Kuq e Zi"

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë “Kuq e Zi” kanë reaguar lidhur me Rock Festin i cili po mbahet në Leposaviq, ku i ftuar për të performuar është edhe bendi serb “Riblja Corba”.

Në një reagim të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, tifozët kanë pyetur se si është e mundur që Kosova të lejojë “një çetnik të përbetuar antishqiptar që të përformojë brenda kufijve shtetëror?!”.

Ata janë shprehur të habitur që institucionet e vendet nuk kanë reaguar dhe s’e kanë ndaluar këtë organizim.

“A e konsideroni Leposaviqin pjesë të shtetit të Kosovës apo jo?! Plagët nga regjimi i Milosheviçit janë të hapura për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, brenda dhe jashtë kufijve! Prandaj nuk mund të rrimë pa reaguar për këtë TURP të radhës që po ndodh mu në mesin tuaj!”, thuhet në reagimin e tyre.

Tifozët “Kuq e zi” po ashtu kanë bërë thirrje për të bojkotuar “çetnikun Bora Gjorgjeviç!”.

“NDALONI performancën e tij në Dardani!”.

Ndryshe, Rock Festi ku do të performojë bendi serb është organizuar nga Komuna e Leposaviqit dhe Qendra Kulturore Sava Decanac, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Serbisë./SHQIP.com