Rozë

“Three Dots” bëjnë surprizë të veçantë në përkrahje të Fifit

Bruno, Flori, Klaidi dhe Fifi

Flori, Bruno dhe Klajdi, pjesëtarë të label-it “Three Dots” kanë reaguar pas rastit të së martës në “Big Brother VIP”, ku Fifit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më që rast është alivanosur.

Fillimisht ishte Flori ai i cili e ka mbështetur këngëtaren nga Kosova, ndërsa ka kritikuar ata që kanë bërë komente negative.

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti nuk ke lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu ’dhemb’. Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme…”, ka shkruar Flori.

Pas kësaj edhe Bruno dhe Klaidi kanë përpunuar këngën e Fifit dhe kanë shpërndarë në Instagram

Madje, Bruno në këtë këngë të punuar nga Fifi ka futur dhe veten, duke e kënduar një pjesë të tekstit.

Lexo edhe:
Flet shoku i ngushtë i Fifit: Prindërit e saj nuk po kalojnë një gjendje të mirë

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim, por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio ,ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt !!!”, ka shkruar Bruno.

Fifi përndryshe vendosi që të qëndrojë brenda shtëpisë, përkundër se i bëri gati valixhet dhe kërkoj largimin, por në bisedë e sipër me moderatoren, Arbana Osmani ndërrojë mendim./SHQIP.com