Thomaidha Tanuçi / Do të qeshesh
Publikuar:
(22.12.2023 20:37:30)

DO TË QESHESH
Ne edhe mund të shihemi
bashkë nëpër stinë,
ti do të më nisësh një buzëqeshje;
unë e humbura e botës
udhëtoj me ty pa ta thënë,
e ta puth hapin
lënë në një gjethe vjeshte.
Por ti mos u trisht,
nëse vijnë shirat e dimrit
akullngrirë,
në afshe kalimtarësh
ti ngroh shpirtin e mbytur me trazime,
do të kërkosh atë që pe, por nuk ish’
do të qeshesh,
ti vetmitar i muzgut;
do të presësh në stol pa lënë takime.
/Shqip.com