Therje me thikë në Prizren, viktima në gjendje të rëndë – i dyshuari në arrati
Publikuar:
(25.07.2022 10:49:01)

Një person ka mbetur i lënduar rëndë në Prizren, pasi u sulmua me thikë të dielën nga një i dyshuar.
Sipas Policisë, viktima u sulmua pasi me të dyshuarin pati konfrontim verbal.
Aktualisht, viktima po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti, pas një konfrontimi verbal, është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari, kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti i iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”, po hetohet./Shqip.com