Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të tjerë
Publikuar:
(11.11.2022 16:04:20)

Një person është therur më thikë në lagjen Lakrishte në Prishtinë.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se për rastin janë arrestuar tre persona .
“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
/Shqip.com