Lajme

Themelorja ia cakton një muaj paraburgim mjekut i cili dyshohet që e sulmoi Hatixhe Pupovcin

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Arsim Gashi, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe:
Pupovci : Nuk ka dhunë që më sprasë, as grushti as plumbi, dërgohet në mbatje sulmuesi

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ishte sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Lidhur më këtë, Pupovci ka thënë se nuk ka dhunë që mund ta sprasë nga parimet e saja.

‘’Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi!’’ ka shkruar Pupovci nw “Facebook”.

Ajo ka shkruar se nota në lëndën e Fiziologjisë nuk mund te merret pa u merituar.

‘’Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi’’ ka shkruar Pupovci./Shqip.com