Themelohet Komisioni Republikan i Festave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka themeluar Komisionin Republikan të Festave.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se ky komision do të përgatis rregullat dhe mënyrat e shënimit të festave zyrtare si dhe ditëve memoriale.
“Më së largu në fund të muajit tetor të vitit vijues nxjerr kalendarin e festave zyrtare dhe të ditëve memoriale për vitin që vjen mbështetur për ligjin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Kjo pikë e rendit të ditës u votua me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Komisioni do të ketë këtë përbërje:
Zyra e Kryeministrit kryesues, Ministria e Punëve të Brendshme anëtar, Ministria e Drejtësisë anëtar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar, Ministria e Financave anëtar, Ministria e Arsimit anëtar, Ministria për Komunitete dhe Kthim anëtar, Ministria e Ekonomisë anëtar, përfaqësues dhe Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës anëtar.
/Shqip.com