Lajme Botë

Thellohet skandali: Shoqet e kryeministres së Finlandës dalin topless dhe puthen mbi tryezën e saj të punës në rezidencën qeveritare

Skandali i kryeministres të Finlandës

Nuk kanë të ndalur skandalet për kryeministren festë-dashëse të Finlandës, Sanna Marin.

Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje sot pasi dy nga shoqet e saj femra u fotografuan duke gjysmë të zhveshura dhuruan spektakël me puthje në buzë, me videon që më pas u publikua në Tik Tok.

Videoja aspak e hijshme është filmuar në një hapësirë ​​pune ku Marin filmohet shpesh duke bërë njoftime zyrtare të qeverisë.

Një nga femrat topless përdori një shenjë zyrtare, duke shkruar “Finlandë” për të fshehur modestinë e saj duke mbuluar gjoksin e zhveshur në foton që tronditi sërish opinionin finlandez.

Tabela që ajo përdori për të mbuluar gjoksin, normalisht vendoset në tavolinën e Marin kur ajo merr pjesë në video-konferenca ndërkombëtare, duke folur shpesh me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian dhe botëror.

Kryeministrja 36 vjeçare, u detyrua të pranonte sot se fotografia e cila u morr nga një video nuk duhej “të ishte realizuar kurrë”, pasi filloi të qarkullonte masivisht në Twitter.

Marin pranoi sot se fotografia e diskutueshme topless është bërë në hapësirën e saj të punës pranë tualetit në katin e parë të vilës së saj luksoze zyrtare të stilit suedez të quajtur Kesäranta.

Ajo tha se ajo ishte shkrepur kur ajo po argëtonte një grup miqsh të saj në kopshtin e saj në mbrëmjen e së dielës më 10 korrik të këtij viti, pasi ata kishin marrë pjesë më herët në festivalin e rrokut Ruisrock të Finlandës.

Mikeshat e kryeministres të Finlandës

Marin u justifikuar duke thënë se miqtë e saj kishin akses në shtëpinë e saj vetëm për të përdorur tualetet dhe shfrytëzuan mundësinë për të realizuar videon, pjesë të së cilës më pas u publikuan.

Pamjet fillimisht u postuan në llogarinë TikTok të Särkkäs, së bashku me një video tjetër që tregon atë dhe miqtë e tjerë të kryeministres Marin duke kërcyer në kopshtin e rezidencës, e cila u ndërtua në vitin 1863 në një vend të izoluar buzë ujit.

Ndërkohë, MailOnline mund të zbulojë se një nga dy femrat tërheqëse në foton pikante është shoqja bionde magjepsëse e Marin, 33-vjeçarja Sabina Särkkä, e cila tani është një influencuere e mediave sociale.

Një tjetër video u shfaq më herët gjatë ditës së sotme, ku tregon ish-modelen duke kërcyer në mënyrë provokuese me zonjën Marin në natën e saj famëkeqe në një klub nate finlandez në fillim të këtij muaji.

Videoja e dytë tregon miqtë, duke përfshirë ish-modelen Särkkä, të udhëhequr nga kantautorja finlandeze Alma, 26 vjeçe, teksa kalonin në një shteg pranë një fushe tenisi.

Ish-mbretëresha e bukurisë Särkkä shfaqet e veshur me një kapele kauboji, pantallona të shkurtra xhins dhe një xhaketë lëkure pasi me sa duket kishte marr pjesë në festivalin e rrokut së bashku me kryeministren e Finlandës.

Vetë Marin u fotografua në festival e veshur me pantallona të shkurtra xhins dhe një xhaketë lëkure të zezë, duke e bërë atë të vlerësohej në internet si “kryeministrja më e lezetshme e qeverive në Evropë”./Shqip.com