Lajme Botë

“The Times”: Fuqitë evropiane nuk duhet të tregojnë dobësi ndaj Presidentit Xi

“Fuqitë evropiane nuk duhet të tregojnë dobësi ndaj Presidentit Xi dhe duhet të “përcaktojnë pasojat e rënda ekonomike” në rast të ndonjë pushtimi të Tajvanit”, kështu ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan “The Times”.

Rasmussen i cili udhëhoqi aleancën nga 2009 deri në 2014, gjatë një vizite në Taipei  më tej theksoi se një Evropë e bazuar në mallra të lira nga Kina dhe gaz të lirë nga Rusia nuk funksionon më.

“Ne nuk duhet ta përsërisim këtë gabim duke qenë shumë të dobët, shumë akomodues kur bëhet fjalë për Kinën.”, ka thënë ai.

Perëndimi ishte treguar qenë “naiv” për qëllimet e Presidentit Putin përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, tha ai, dhe sipas tij fuqitë botërore tani duhet të bashkohen për ta bërë Pekinin “të mendojë dy herë” për një pushtim të ishullit.

Pekini ka rritur presionin ushtarak mbi ishullin duke fluturuar aeroplanë luftarakë afër pothuajse çdo ditë, duke bërë që Uashingtoni të rrisë mbështetjen e tij për Tajvanin.

Rasmussen tha: “Unë mendoj se ne duhet të reagojmë me vendosmëri nëse Kina do të sulmonte Tajvanin dhe ne duhet të zëvendësojmë paqartësitë strategjike. Ne duhet të kuptojmë se konflikti midis Kinës dhe Tajvanit ka dhe do të ketë pasoja globale. Pra, ne kemi një interes global për të parandaluar që këto tensione të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur”.

Rasmussen, një ish-kryeministër danez, mbërriti në Tajvan të martën dhe u takua me presidentin Tsai Ing-wen. Ai u kërkoi udhëheqësve evropianë që të formojnë një reagim të unifikuar të “sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe të thella kundër Kinës” për të penguar një pushtim.

Ai tha se megjithëse masa të tilla do të shkaktonin padyshim një kolaps ekonomik global , Pekini do të goditet më rëndë.

Një mënyrë tjetër e rëndësishme për të penguar Pekinin ishte të sigurohej që Kievi të mbizotëronte kundër forcave të armatosura të Putinit në Ukrainë, tha Rasmussen. “Të gjithë ata që besojnë në një Tajvan demokratik dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla duhet të punojnë për të siguruar që Ukraina të mbizotërojë”, tha ai.

Kina është e gatshme të rifillojë bisedimet për naftën dhe gazin me Filipinet dhe të adresojë mosmarrëveshjet detare në Detin e Kinës Jugore pa konfrontim, i tha Xi presidentit Marcos.

Kina dhe Filipinet janë në mosmarrëveshje për detin pasi Pekini pretendon sovranitetin mbi pothuajse të gjithë zonën, pavarësisht se një gjykatë ndërkombëtare ka vendosur se pretendimet e tij nuk kanë bazë ligjore.

Filipinet, Vietnami, Malajzia dhe Brunei kanë të gjitha pretendime për disa pjesë të detit. Manila urdhëroi ushtrinë e saj muajin e kaluar që të rriste praninë e saj në ujërat e kontestuara pas një raporti se Kina kishte filluar të rikuperonte tokën e papushtuar rreth ishujve Spratly.

/Shqip.com