Lajme

Thaçi i bën thirrje Kurtit: Lobo në SHBA, Serbia po e shton aktivitetin

Jusuf Thaçi

Analisti politik Jusuf Thaçi i ka propozuar Qeverisë të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani për të lobuar në SHBA, mobilizim të ambasadës së Kosovës në Washington e koordinim me Qeverinë e Shqipërisë.

Sipas analistit Thaçi, Serbia ka shtuar aktivitetin e tyre në këtë shtet dhe Qeveria, duhet të mobilizohet që ta mbrojë vendin, përcjell Shqip.com.

“Të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani të specializuara për lobim në SHBA. Ta fuqizojë me resurse të nevojshme dhe ta mobilizojë në maksimum ambasadën e Kosovës në SHBA.Të koordinohet maksimalisht me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të pasur qëndrim të njëjtë kur janë në pyetje raportet dhe dialogu Kosovë-Serbi”, ka shkruar ai.

Kosova dhe SHBA-të.

Më tej, analisti thotë se kryeministri Kurti duhet t’i shpeshtojë udhëtimet për në SHBA,  dhe ta shfrytëzojë fyqinë e tij politike tek diaspora në këtë shtet.

“Kryeministri Kurti duhet ta shfrytëzojë reputacionin e vet të mirë për ta unifikuar dhe mobilizuar mërgatën shqiptare në SHBA. Për këtë Kryeministri Kurti duhet të udhëtojë sa më shpejt dhe sa më shpesh në SHBA, edhe nëse nuk ka takime zyrtare me funksionarë të lartë amerikanë”.

“Të gjitha elementet e mësipërme duhet të bashkëpunojnë dhe të jenë në sinkron të plotë për ta promovuar dhe mbrojtur interesin e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në SHBA”, ka shkruar Thaçi, duke theksuar se “lobimi bën mrekulli në SHBA”./Shqip.com