Rozë

Tha se e ka Taynën vajzë të axhës dhe nuk e ka ndihmuar, demantohet këngëtarja e re

Bafte Shala. Rinor Hykolli dhe Tayna

Skenës muzikor i është shtuar edhe një këngëtarë e re.

Bëhet fjalë për Bafte Shala, e cila e ftuar në T7 ka thënë së është familjare e reperes Tayna.

Ajo ka thënë se Taynën e ka vajzë të xhaxhait dhe nuk në këtë rrugëtim nuk ka pasur mbështetje nga ajo.

“Dorentinën e kom familjare, e kom vajzë të axhës. Kom raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kom pas. Jam një tip që gjithçka kom qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.

Mirëpo një gjë e tillë del se nuk është e vërtetë.

Se nuk janë familjare e ka mohuar për SHQIP.com menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli.

Lexo edhe:
Vajza e axhës të Taynës tregon pse nuk e do mbështetjen e saj në muzikë
Menaxheri i Taynes, Rinor Hykolli

“Nuk është e vërtet që janë familjare, nuk e njeh Tayna”, ka deklaruar Hykolli.

Se a e ka përdorur emrin e Taynës vetëm për fame apo kanë ndonjë lidhje gjaku mbetët të shihet./SHQIP.com