Rozë

Tha se do të largohet për hirë të Kiarës dhe tij, Luizi i kërkon Bledit ta tërheqë deklaratën

Gazetari i njohur Bledi Mane, ka befasuar me një deklaratë të tijën për nominimet.

Ai ishte i nominuar së bashku me Kiarën dhe Luizin, mirëpo ai tha se ka marrë vendim që të largohet vetë.

Për këtë, Luizi tha se ka menduar që Bledi është i inflirtuar.

“Unë e shihja si një djalë me shumë energji, potencial shumë informacione për ne, në qoftë se Bledi ik dhe përdorë këtë arsye që nuk do të ndajë një çift, unë nuk do të ja dijë për nderë sepse këtu ku kam arritur, kam arritur me forca të mija dhe unë e quaj të dobët në karakter nëse ai merr këtë vendim”, tha Luizi.

Gjithashtu ai tha se do të luajë me “mish dhe më shpirt që nuk dorëzohem”.

Ai i kërkoj Bledit ta tërheqë prapa deklaratën dhe të qëndrojë në lojë, le ta vendosë publiku kush do të largohet.

/Shqip.com