Lajme

Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje.

Tre nga këto raste kanë qenë në rajonin e Prishtinës, dy në Gjakovë, dy në Suharekë si dhe një në Kamenicë.

Rastet e dhunës së raportuar në 24-orët e fundit

Në shumicën e rasteve të raportuara të dyshuarit e arrestuar kanë qenë të gjinisë mashkullore.

Përjashtim nga kjo bën një rast në Suharekë, ku është arrestuar një grua për dhunën e shkaktuar ndaj burrit.

Ditë më parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth shtimit të rasteve të dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve.

“Kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë se nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura./Shqip.com