Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë vazhdon edhe sot

Prishtina edhe gjatë së diele do të jetë në testim për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njëra korësi do të jetë për vetura kurse korësia tjetër do të jetë për këmbësorët.
”Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës,Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia,Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE,Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore,Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit,Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales,Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Të shtunën si shkak i këtij testimi ishin krijuar kolona duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët./Shqip.com