“Terrori i 4 shkurtit”, ndër ngjarjet më çnjerëzore nga nazistët gjermanë

78 vjet më parë, më 4 shkurt të vitit 1944, ndodhi masakra më e përgjakshme në Tiranë.
Nazistët gjermanë vranë 84 persona brenda nata dhe arrestuan rreth 300 të tjerë.
Kjo datë konsiderohet si “Terrorri i 4 shkurtit”, për shkak se pushtuesit nazist, masakruan barbarisht.
Kjo masakër u krye u krye nga nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj, nën drejtimin e Gestapos gjermane.
Natën e 4 shkurtit drejtuesit u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrëmbyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë.

Në fillim të muajit shkurt, si kundërpërgjigje ndaj arrestimeve të kryera dhe Operacionit të Dimrit të ndërmarrë nga ushtria gjermane dhe forcat nacionaliste, komunistët në qytetin e Tiranës kryen disa atentate të koordinuara ndaj eksponentëve kryesorë nacionalistë dhe bashkëpunëtorë të gjermanëve, siç ishin Deva dhe Cakrani.
Edhe pse kjo masakër ishte një vazhdimësi e aksioneve për llogari të gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Këto aksione kishin filluar nga Peja, Prizreni, Shkodra e tash kishin zbritur në Tiranë
Shumë këtë masakër e konsiderojnë të jetë motiv i hakmarrjes nga Deva, për shkak të sulmit që u bë ndaj tij.
Prapë se prapë nuk dihet ndonëse ishte politike apo personale.
Masakra e 4 shkurtit, mbetet ndër ngjarjet më çnjerëzore të pushtuesve nazistë dhe e shërbëtorëve të tyre kuisling, dhe ende vazhdon të kujtohet si e tillë.
Mirëpo ende është një ngjarje e pazbardhur, edhe për numrin e plotë të te vrarëve e të plagosurve, që nuk janë evidentuar të gjithë.