Tërnava: Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet sot

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferecë për media në lidhje me grevën e përgjithshme nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Tërnava, para gazetarëve tha se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve kurse në anën tjetër kërkojnë që greva të ndërpritet sa më parë.
“Ne e mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovë për pagë të dinjitetshme. Thërras SBAShK-un që sot ta ndëpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës”, u shpreh ai.

Thirrje për ndërprerje të grevës i bëri edhe Sindikatës të Shërbyesve Civilë nga të cilët kërkon që “të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social”.
Mesazh pati edhe ndaj Qeveriës së Kosovës dhe Kuvendit të cilëve ju kërkoi ta miratojnë “ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë”.
Theksojmë se greva ka nisur nga 25 gushti.
Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com