Lajme

‘’Termokosi’’ vjen me një njoftim për banorët e Prishtinës

Ngrohtorja e qytetit "Termokos"

Qytetarët e Prishtinës pritet që të furnizohen me ngrohje edhe për disa ditë.

Kjo është bërë e ditur nga ngrohtorja ‘’Termokos’’ e cila ka marrë vendim që furnizimi me ngrohje në Prishtinë pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Ky vendim ka ardhur për arsye se në ditët e ardhshme, pritet përkeqësimi i motit.

“Ndonëse, furnizimi me energji ngrohëse, sipas afatit të zakonshëm do të duhej të përfundonte sot, pasi është monitoruar lëvizja e temperaturave minimale ditëve të fundit si dhe pasi janë analizuar parashikimet meteorologjike për një përkeqësim të motit ditëve të ardhshme, NP ‘Termokos’ ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje të vazhdojë edhe për disa ditë”, thuhet në njoftim.

Sipas “Termokos”-it, kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim ka shtuar ndërmarrja./Shqip.com