Tërmet në Shqipëri
Publikuar:
(23.08.2022 16:44:14)

Lëkundje sizmike janë ndier pasditen e së martës në jug të Shqipërisë.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) raporton se lëkundjet ishin 3.8 ballë dhe kanë ndodhur në orën 13:38.

Epiqendra ka qenë Gjirokastra dhe tronditja është ndier deri në Greqi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./Shqip.com