Tërmet në Kosovë
Publikuar:
(28.11.2021 20:30:10)

Një tërmet me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit ka goditur Kosovën në pjesën jugore të saj gjatë pasdites të së dielës, njofton Shqip.com.
Sipas ‘Earthquake’, tërmeti me magnitudë prej 2.5 ballësh kishte thellësinë prej 15 km.
Ai u regjistrua të ketë ndodhur në komunën e Therandës.
Bazuar në të dhënat e regjistruara lidhur me këtë tërmet, kuptohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:00. /Shqip.com
