Tentuan t’i ikin policisë, kapen në flagrancë gjashtë persona duke kontrabanduar mallra

Gjashtë persona janë kapur në flagrancë pasi dyshohen për kontrabandim me mallra.
Të njëjtit kishin tentuar t’i shmangen ndalimit të policisë.
“Fillimisht njësia e task forcës bazuar në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba)”, thuhet në njoftim.
Kurse, në rastin e dytë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kosovar i cili poashtu kishte të ngarkuar mallra.

“ Pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Lindje së bashku me Hetimet Rajonale- Gjilan.

Me urdhër të prokurorit kompetent për gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndërkaq, malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës./Shqip.com
