Tenton ta puth me zor në takim, Rrushja e braktis

Të premten në Për’puthen u transmetua një pjesë e takimit të Rrushes dhe Dritanit.
Ky takim vazhdojë të transmetohet nga dita e enjte pasi ishte i zgjatur.
Në një moment ai ka tentuar ta puthë, ndërsa Rrushja është tërhequr e mërzitur.
“Këto puthjet që mundohesh t’i marrësh kështu nuk i dua”, u shpreh Rrushja.
Përgjigja nuk mungoi nga Dritani i cili e konsideroi si diçka normale duke thënë se “puthja rrëmbehet nuk kërkohet, as nuk jepet”.

Ky guxim i Dritanit nuk i pëlqeu Rrushes e cila u largua nga tavolina e takimit, pavarësisht se ai u mundua ta rregullonte situatën.
Në lidhje më këtë kanë reaguar edhe vajzat në studio.
Ato kanë thënë se një veprim i tillë nuk është i duhuri dhe sipas tyre nuk ka pasur një sinjal nga Rrushja që të bëjë një gjë të tillë./SHQIP.com