Tentim Vrasje në Gjilan, i dyshuari gjendet në arrati
Publikuar:
(22.02.2023 09:55:34)

Një person po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Abdulla Presheva” në qytetin e Gjilanit gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:38 minuta.
Po ashtu është bërë e ditur se viktima pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
/Shqip.com