Tensione mes studentëve e policisë para Rektoratit, kërkohet ndalimi i mbledhjes për zgjedhjen e Këshillit Drejtues

Senatorët e mandatit të kaluar në Universitetin e Prishtinës, kanë dal për të penguar procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri drejtues.
Të njëjtit kanë qëndruar pra Rektoratit për të mos i lejuar të hyjnë brenda objektit dekanët, profesorët dhe të fituesit e zgjedhjeve të fundit.
Kjo mbledhje ishte paraparë që të fillonte nga ora 14:00, teksa edhe policia është paraqitur në vendin e ngjarjes.
Kjo situatë ka filluar të tensionohet edhe më shumë pasi policia në vendin e ngjarjes, vendosën që të vazhdojën mbajtjen e mbledhjes, duke pësuar me reagim nga senatorët në largim, të cilët përpiqeshin të pengonin procesin.
Në objektin e Rektoratit u futën brenda ata që ishin të ftuar, të cilët përcilleshin me brohoritma “marre”, nga senatorët në largim.
Para pak minutave kjo mbledhje ka filluar të mbahet./Shqip.com
