Tendencat e fundit të këpucëve që do t’ju kthejnë pas në kohë

Trendet e fundit të këpucëve, duket se po rikthejnë në modë modelet e këpucëve të viteve të 90.
Këpucët me majë katrore të cilat dominonin pasarelat, por edhe rrugët në fillim të viteve ’90.
Ishte shtëpia e modës italiane “Bottega Veneta” e cila hodhi sivjet në treg sandalet me majë katrore, e mesa duket ky trend po predominon edhe për sezonin vjeshtë-dimër 2021-2022.
Çizme deri te kyçi i këmbës që mund t’i kombinoni me xhinse dhe pulovër të ngrohtë, mocassini që mund t’i vishni me çorape me ngjyra dhe motive asimetrike, apo një palë décolleté që plotësojnë veshjen tuaj dhe nxjerrin në pah këmbët.
Mundësitë janë të pafundme, mjafton të gjeni atë që i përshtatet stilit tuaj, por edhe xhepit.
Revista Living, rendit, këto modele të këpucëve, që u rikthyen këtë sezonë.




