Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Tetë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten
Publikuar:
(10.06.2025 12:12:28)

Tetë të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit, raportojnë mediat lokale.
Policia thotë se një operacion është duke u zhvilluar pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në shkollën BORG Dreierschützengasse.
Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.
Nxënës dhe mësues janë midis viktimave dhe se autori i krimit besohet se ka qëlluar veten në një tualet të shkollës.
/Shqip.com