Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur
Publikuar:
(03.05.2025 15:12:05)

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Laç ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pranë ish-gjykatës.
Të plagosurit janë nisur për mjekim drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurve, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
/Shqip.com