“Të shohim sa do të zgjasë”, Beatrixa ka disa fjalë për Big Brother VIP Kosova
Publikuar:
(06.12.2022 15:14:33)

Big Brother Kosova ka filluar mbrëmë.
Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.
E këtë nisje e ka komentuar edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila edicionin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ajo tha se po i pëlqejnë atmosfera në shtëpi dhe shpreson që të zgjasë.
“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”, ka shkruar Beatrix në ‘Twitter’.
/Shqip.com