Të premten mbahet ceremonia e varrimit të liderit opozitar rus, Navalny
Publikuar:
(28.02.2024 11:32:55)

Ceremonia e varrimit dhe lamtumirës për liderin e opozitës ruse Alexei Navalny do të bëhet të premten, më 1 mars në Moskë. Kështu deklaroi zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmish në një postim në rrjetin social “X”.
Funerali do të bëhet në varrezat e Borisovskoye pas një ceremonie lamtumire në një kishë në rrethin Mariino, tha Yarmish.
Kritiku më i ashpër i Putinit vdiq më 16 shkurt në burg, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
/Shqip.com