Lajme Botë

Të paktën 150 të arrestuar gjatë trazirave në Francë

Forcat e sigurisë në Francë kanë arrestuar 150 persona në natën e dytë të trazirave që u nxitën pas vrasjes së një adoleshenti nga policia, raporton BBC.

Ministri Gerald Darmanin i përshkroi trazirat si “të patolerueshme”.

“Një natë e patolerueshme e dhunës kundër simboleve të Republikës, me ndërtesat komunale, shkollat dhe stacionet policore të djegura ose të sulmuara”, shkroi Darmanin në Twitter, duke shprehur mbështetjen për policinë.

“Turp për ata që nuk bën thirrje për qetësi”, shtoi ai.

Nahel M., 17 vjeç, u qëllua me armë zjarri në gjoks mëngjesin e së martës. Ky incident ka nxitur debatin në Francë lidhur me taktikat që përdor policia, e të cilat për një kohë të gjatë janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut lidhur me trajtimin e njerëzve me të ardhura të ulëta, veçmas të pakicave etnike.

/Shqip.com