Të paktën 10 të vdekur nga përmbytjet në SHBA, dhjetra të zhdukur

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Tennessee të Mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtunën e 21 gushtit.
Sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis u tha mediave se më shumë se 30 persona janë raportuar të zhdukur.
Dy nga trupat e gjetur janë fëmijë të vegjël që ishin larguar nga babai i tyre, tha Davis për WSMV-TV, transmeton Shqip.com.
Raportohet se të reshurat e mëdha si pasojë e uraganit që ka goditur disa pjesë të Amerikës Veriore dhe asaj të Mesme, kanë zhdukur shumë shtëpi dhe rrugë rurale.
Vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e uraganit Grace edhe në Meksikë, kanë lënë të paktën tetë persona të vdekur e shumë të tjerë të zhdukur, të shtunën.
Autoritetet atje kanë bërë të ditur se erërat ishin të forta deri në 200 km/h./SHQIP.com