Rozë

“Të jam mirënjohës”, Pacolli uron gruan e tij për ditëlindje

Behgjet dhe Masha Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar gruan e tij, Masha me rastin e ditëlindjes.

Në një postim në Facebook, Pacolli i ka dedikuar fjalët më të bukura, duke thënë që është mirënjohës për gjithçka që ka bërë, e veçanërisht për edukimin e fëmijëve të tyre.

“Sot festuam ditëlindjen e shoqes time, Mashës. I jam gjithmonë mirënjohës Mashës për gjithçka që ka bërë për ne dhe veçanërisht në ngritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë”.

“Masha të jetoj edhe 100 vjet të mbara”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Behgjeti është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

Ndryshe, Pacolli është përfaqësuesi i vetëm i partisë së tij në Kuvendin e Kosovës./SHQIP.com